Sot, shënon data 5 shkurt dhe shërbyesit civilë në Kosovë ende nuk kanë marrë pagën e 13-të, e cila ishte premtuar të përfshihet me Ligjin e ri për buxhetin e vitit 2026.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pati deklaruar se paga e 13-të për administratën shtetërore është parashikuar me ligjin e ri dhe do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, sapo të formohet dhe të votohet Ligji për buxhetin
Kështu që paga e 13-të do të mund të ekzekutohet vetëm pas miratimit të Ligjit për buxhetin.
Paga e 13-të do të duhej të jepej në fund të vitit, mirëpo qeveria e re synon që kjo pagesë të realizohet në fillim të vitit, duke theksuar se sa më shpejt të formohet qeveria, aq më shpejt do të bëhet edhe kjo pagesë.
Gjatë mandatit të Kurtit, pagat në administratën shtetërore janë rritur përgjithësisht për 47%, ndërsa pabarazia midis pagës më të lartë dhe asaj më të ulët është zvogëluar nga raporti 20 me 1 në 4 me 1./

