Telenews

Dyshimet për dallavere me vota, ndalohet edhe një kryesuese në Deçan

Një kryesuese është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për manipulim me procesin e numërimi të votave në Deçan.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se e ndaluara është Manjolla Shala, shefe e kabinetit të kryetarit të Deçanit.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë ka thënë se një kryesuese është arrestuar lidhur me procesin e numërimit në Deçan.

“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesues për rastin ne procesit të numërimit të votimeve në Deçan. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, tha Nikçi.

Të ngajshme

Qytetarja: Ata vozitin xhipa të zi, populli po mbetet në terr, çfarë të hamë e të pimë ne?

Valjeta Turkaj

Arrestohet një protestues gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës

Valjeta Turkaj

Një milion euro për FIFA 2026, Telekomi i Kosovës siguron të drejtat e transmetimit

Valjeta Turkaj