Telenews

Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 165 mijë € të dyshuara të falsifikuara dhe municion luftarak

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, kanë finalizuar operacionin e koduar “Livadhet 3”, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkodrës.

Në kuadër të operacionit është vënë në pranga shtetasi O. Ç., 19 vjeç, banues në Shkodër.

Siç njofton Policia e Shtetit, gjatë kontrolleve të kryera në banesat e disa shtetasve të dyshuar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të lidhura edhe me dy operacionet e mëparshme “Livadhet 1” dhe “Livadhet 2”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në banesën e 19-vjeçarit: 164 300 euro të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak, 8 celularë, një sasi lënde djegëse, një automjet të dyshuar të vjedhur në Fushë-Krujë në vitin 2019, si dhe dy targa të dyshuara të vjedhura në Tiranë në vitin 2025.

  

Të ngajshme

Qytetarja: Ata vozitin xhipa të zi, populli po mbetet në terr, çfarë të hamë e të pimë ne?

Valjeta Turkaj

Arrestohet një protestues gjatë protestës kundër shtrenjtimit të rrymës

Valjeta Turkaj

Një milion euro për FIFA 2026, Telekomi i Kosovës siguron të drejtat e transmetimit

Valjeta Turkaj