Telenews

DHUNA NË NDESHJEN E FUTBOLLIT MES GJILANIT DHE BALLKANIT, DISKUTOHET EDHE NË KUVEND

Incidenti i dhunshëm në ndeshjen e xhiros së 27- të në Superligën e Kosovës ku tifozët e skuadrës vendase sulmuan fizikisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, i cili mori lëndime trupore dhe më pas u shtrua në spital për trajtim ka ngjallur reagime edhe në Kuvend.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Sport, Albena Reshitaj, këtë ngjarje të dhunshme e ka cilësuar si mesazhin më të keq të mundshëm për futbollin e Kosovës.
Ajo ka thënë se organet përgjegjëse, duke përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës duhet të përkujdesen për sigurinë e të gjithë akterëve brenda një ngjarjeje sportive.
“Skenat që u panë të dielën në stadiumin e Gjilanit ku po luhej ndeshja kryesore kampionale mes Gjilanit dhe Ballkanit ishin mesazhi më i keq i mundshëm i reprezentimit si në nivel vendi ashtu edhe para opinionit ndërkombëtar ku Kosova është tash e gjashtë vjet anëtare e organizmave kryesorë të futbolli global, Federatës Botërore FIFA dhe asaj evropiane UEFA. Organizimet e ndeshjeve sportive do të duhej të ishin obligim i padiskutueshëm i secilit klub, sikurse edhe i organizmave të tjerë të këtij sporti, përfshirë vetë federatën gjegjëse për të ofruar siguri për çdo akterë në fushë, duke përfshirë futbollistët, stafet e skuadrave, gjyqtarët, delegatët e ndeshjeve, gazetarët e deri te vetë tifozët”.
Reshitaj ka bërë thirrje që autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë dhe të dënohen me dënime maksimale.
“Të shqelmosh në fushë pas asnjë pengesë, është shqetësim i madh si për ne… Kërkoj nga organet kompetente duke filluar nga prokuroria e gjykata që me dënime maksimale të ndëshkojë sulmuesit të cilët vetëm sportin nuk e duan”.
Ndryshe, Komisioni i Garave brenda FFK-së ka marrë vendim që kjo ndeshje t’i takojë Ballkani me rezultat zyrtar 3:0, por skuadra e Gjilanit ka paralajmëruar ankesë për këtë çështje

Të ngajshme

Karateisti Betim Maliqi i sjell Kosovës medalje nga Kampionati Evropian

Donat Hashani

Analisti financiar: Manchester City mund të bjerë nga liga

Donat Hashani

Kryeziu: Nëse vazhdon kështu moskonstituimi i Kuvendit, mund të ndërhyjnë… (VIDEO)

Donat Hashani