Telenews

E rëndë: Një 49-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bilinicë të Gjilanit

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bilinicë të komunës së Gjilanit, ku një person mashkull, 49-vjeçar, është gjetur pa shenja jete.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë në rajonin e Gjilanit.

Ai bëri të ditur se “hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, tha tutje ai.

Të ngajshme

Plumba në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen vetura dhe ballkoni në Velani

KushtrimGuraj

EUROPOL thotë se ka shkatërruar një kartel ballkanik të drogës

KushtrimGuraj

Sorensen në Kosovë – çka pritet nga takimi me Kurtin?

KushtrimGuraj