Telenews

Komuna e Prishtinës nesër me aksion kundër tregtimit ilegal të kafshëve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zhvillojë nesër një aksion kundër tregtimit ilegal në tregun e automjeteve.

Ata kanë ftuar qytetarët dhe afaristët që të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me institucionet.

“Ju njoftojmë se më datë 08.02.2026, duke filluar nga ora 05:00, ekipet e Inspektoratit të Kryeqytetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut, do të zhvillojnë një aksion të përbashkët në terren, në lokacionin e tregut të automjeteve dhe në hapësirat përreth”, thuhet në komunikatën e Prishtinës.

“Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjit dhe marrja e masave ndaj shitësve ilegalë, tregtimit të paautorizuar të shpezëve dhe kafshëve, si dhe çdo veprimtarie tjetër që bie ndesh me rregulloret dhe legjislacionin në fuqi”.

“Ftojmë qytetarët dhe subjektet afariste që të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë realizimit të këtij aksioni”.

 

Të ngajshme

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj

Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve –

KushtrimGuraj

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë –

KushtrimGuraj