Petulla të buta dhe të shkrifta – shija që e përmbyll të dielën me ngrohtësinë e familjes
E diela është dita perfekte për t’u mbledhur rreth tryezës dhe për të shijuar diçka të ngrohtë e shtëpiake. Petullat e buta dhe të shkrifta janë zgjedhja ideale, sepse përgatiten shpejt dhe i mbajnë të gjithë të ofruar në tryezë.
Përbërësit:
2 vezë
2 gota qumësht
2 gota miell
1 lugë gjelle sheqer
1 qese sheqer vanilje
1 lugë çaji pluhur për pjekje
Një majë kripë
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Në një enë rrihen vezët me sheqerin dhe sheqerin vanilje derisa masa të bëhet kremoze.
Shtohet qumështi gradualisht, duke e përzier vazhdimisht.
Mielli përzihet me pluhurin për pjekje dhe kripën, pastaj shtohet ngadalë në masë për të shmangur kokrrizat.
Brumi duhet të jetë mesatarisht i trashë dhe i lëmuar.
Nxehni tiganin, lyeni lehtë me vaj dhe hidhni nga një lugë brumë për çdo petull.
Skuqini nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë.
Si të shërbehen:
Petullat shërbehen të ngrohta me mjaltë, reçel, çokollatë, fruta ose sheqer pluhur. Janë perfekte për mëngjes, drekë të lehtë apo një mbyllje të ëmbël të së dielës.