Telenews

Koci shkon në Beograd për rastin e Mit’hat Lozhanit: Aktiviteti nuk është pa rrezik

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se të martën do të udhëtojë për në Beograd, në cilësinë e avokatit të Mit’hat Lozhanit, shtetas i Kosovës i arrestuar nga policia serbe gjatë kalimit transit nëpër Serbi.

Në një postim në Facebook, ai paralajmëroi se aktiviteti i tij profesional në Serbi nuk është pa rrezik..

“Qe sa vite merrem me raste të shtetasve të Kosovës që ndalohen në Serbi. Për këtë arsye, emri im njihet edhe atje, dhe nuk shihet me simpati. Si rrjedhojë, aktiviteti i im profesional në Serbi nuk është pa rrezik”.

“Për këtë arsye, po e bëj publik këtë udhëtim. Transparenca, në këto rrethana, është forma më e fortë e mbrojtjes dhe mënyra më efektive për të minimizuar rrezikun e ndonjë incidenti eventual gjatë qëndrimit tim në Serbi,” shkroi Koci.

 

Të ngajshme

Sot shënohen Pashkët Ortodokse, besimtarët kremtojnë festën e madhe

KushtrimGuraj

Shqiptohen mbi 1 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve, dhjetëra aksidente trafiku

KushtrimGuraj

Mot i vranët me intervale me diell, temperaturat deri në 17°C

KushtrimGuraj