Telenews

Kapen 7 kilogramë drogë në Merdarë, prangoset një i dyshuar

Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdarë ka ndaluar një makinë me targa të huaja, ku gjatë kontrollit gjeti dhe sekuestroi shtatë kilogramë marihuanë me vlerë tregu rreth 35 mijë euro.

Policia ka bërë të ditur se veturën e ngiste i dyshuari, mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Pos drogës, u sekuestruan edhe katër vetura, një telefon, nëntë paketime me qese plastike, dy rollne plastike, dy aparate për vakum dhe dy peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Të ngajshme

Dogana gjen mijëra euro e franga e mjete të tjera monetare të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Yllka Gashi

Fantastike: Vashat e Kosovës shkruajnë histori në volejboll

Yllka Gashi

Ekstradohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga Interpoli

Yllka Gashi