Telenews

Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në 6 fshatra të Gjakovës

Kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se të martën do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të Komunës së Gjakovës.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 12:00 deri në 15:00.

Postimi i plotë:

Nërprerje e planifikuar e furnizimit me ujë në disa fshatra të Gjakovës;

Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se më 10.02.2026 (e martë) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa fshatra të Gjakovës.

Fshatrat që do të preken nga ndërprerja janë;

• Palabardh

• Dobrigje

• Novosellë e Ulët

• Bitesh

• Dujakë

• Hereq

Koha e ndërprerjes: nga ora 12:00 deri në 15:00.

Ndërprerja vjen si pasojë e dislokimit të gypit në fshatin Palabardh.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Të ngajshme

Brikena “e tepron” me fotoshop, një detaj në foton e saj bie menjëherë në sy

Rrezarta Ramaj

Aksident në një minierë të Bulqizës, humb jetën 62-vjeçari gjatë punës në galeri

Rrezarta Ramaj

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj