Telenews

Al Trade Center vendos gurthemelin e Objektit H2 në Kompleksin Linda në Fushë Kosovë

Kosovës është vënë gurthemeli i objektit të ri H2 brenda Kompleksit Linda, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës banimi në këtë zonë.

Ky kompleks, i zhvilluar nga kompania ndërtuese  Al Trade Center e cila është bërë simbol i realizimit të projekteve madhore në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas, duke ofruar hapësira moderne dhe të rehatshme për familje dhe investitorë. Kompleksi përfshin një sërë ndërtesash banimi me cilësi të lartë ndërtimore dhe me fokus në standardet europiane të jetesës, si dhe hapësira të gjelbëruara dhe infrastrukturë të mirë të organizuar.

Objekti H2 në Kompleksin Linda  pritet të jetë një pjesë kyçe e zhvillimit të kompleksit në Bresje, duke sjellë banesa të dizajnuara me kujdes dhe me përqendrim në rehatinë e banorëve. Kompleksi Linda njihet për pozicionin e tij strategjik pranë rrugëve kryesore, qendrave arsimore dhe shërbimeve të tjera urbane, duke e bërë atë një zgjedhje të preferuar për familje dhe individë që kërkojnë një balancë midis një jetese të qetë dhe lidhjeve të mira me qytetin e Prishtinës dhe zonat përreth.

Me fillimin e punimeve për objektin H2, investitorët dhe banorët e ardhshëm shpresojnë që ky projekt do të kontribuojë në krijimin e një komuniteti modern, të gjelbëruar dhe me një cilësi të lartë të jetesës në Fushë Kosovë.

Të ngajshme

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit

KushtrimGuraj

Në Greiçec të Suharekës përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60

KushtrimGuraj

28 vjet nga Beteja e Llapushnikut, një nga përballjet më të rëndësishme të UÇK-së

KushtrimGuraj