Telenews

​Murati: Prioritet buxheti dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, pastaj diskutimi për presidentin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka ritheksuar se çështja e presidentit do të trajtohet pasi të përmbyllen tre hapat emergjentë të përcaktuar nga Qeveria.

Ai në një paraqitje para mediave theksoi prioritet është miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Çështjen e presidentit, kryeministri gjatë ditës së djeshme e sqaroi që pasi të përmbyllen tre hapat emergjent, njërin ndër ta jemi pikërisht tani, miratimi i buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë afat skadence. Ai është i gatshëm që të ulet me subjektet tjera politike që përfaqësohen në kuvend dhe të diskutojë se si të gjendet zgjedhja për të ecur tutje. Nga dje deri më sot nuk është se ka ndryshuar diçka, qëndrimi vazhdon të jetë i njëjtë. Por, çka jemi të fokusuar ne sot është që sa më parë të procedohen në kuvend marrëveshjet ndërkombëtare në mënyrë që të vihen në dispozicion të Republikës së Kosovës, dhe të vazhdojmë tutje me zbatimin e reformave të dakorduara me BE-në, përben një prej shumave më të mëdha në raport me bruto produktin vendor, ku Kosova është si përfituese”, deklaroi ai, raporton KP.

 

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj