Telenews

Shpëtoi nga kampet e Sirisë, përqafimi i parë i Eva Dumanit me nënën dhe vëllain në Shqipëri

shpetoi-nga-kampet-e-sirise,-perqafimi-i-pare-i-eva-dumanit-me-nenen-dhe-vellain-ne-shqiperi

Vuajtën bashkë, u rritën bashkë në kampet e Sirisë ndërsa sot motër e vëlla janë bashkë në Shqipëri.

Në pamjet që mediat shqiptare kanë publikuar, shihet momenti kur Eva Dumani ka mbërritur në shtëpi dhe kur takohet pas 12 vitesh me të ëmën, Mide Dumanin.

Një moment prekës e plot lot gëzimi prej nënës e të bijës. Pak momente më pas, ndodh edhe takimi me vëllain Endrin, i kthyer nga Siria 6 vite më parë.

Dramë e vërtetë 12 vjeçare për Mide Dumanin, të cilës bashkëshorti Shkëlzeni ia mori fëmijët duke i çuar në Siri.

Të ngajshme

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj