Telenews

PRESIDENTJA OSMANI DEKORON ”POST MORTUM” PESË USHTARË TË BRIGADËS SË UÇK-SË 138 “AGIM RAMADANI”

Sipas propozimit të përfaqësuesve të Brigadës, Presidentja Osmani, për trimërinë e dëshmuar gjatë Betejës së Koshares dhe kontributin pas luftës, ka dekoruar ushtarakët: Adem Dahri, Afrim Beka, Arben Sejdiu, Faik Gashi dhe Skënder Rexhëahmetaj.
“Ndihem e nderuar që në këtë përvjetor të lavdishëm si presidente dekoroj me medalje pesë luftëtarë të shquar të Brigadës “Agim Ramadani”. Kontributi dhe sakrifica e tyre do të jenë udhërrëfyes për brezat dhe  tregues i vlerës së lirisë që e gëzojmë”, është shprehur Presidentja Osmani.
Dekoratat iu ndanë familjarëve të luftëtarëve në praninë e komandantëve të Brigadës 138. Ata kanë falënderuar Presidenten Osmani dhe kanë thënë se kjo dekoratë ka vlerë të veçantë në këtë përvjetor të Betejës së Koshares.
Manifestimi kushtuar përvjetorit të 23-të të Betejës së Koshares, pritet të mbahet të shtunën (9 prill) nën patronazhin e Presidentes Osmani.

Të ngajshme

FDA miraton ilaçin e ri që pothuajse dyfishoi mbijetesën te pacientët me kancer të pankreasit

Yllka Gashi

Përfaqësues të SHBA dhe BE në Kuvend, Gruda: Partnerët tanë janë kundër përmbysjes së rendit kushtetues

Yllka Gashi

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Yllka Gashi