Telenews

BMW paralajmëron modele të reja M dhe fundin e ndërruesit manual të shpejtësive

bmw-paralajmeron-modele-te-reja-m-dhe-fundin-e-nderruesit-manual-te-shpejtesive

BMW M ka njoftuar se po punon në rreth 30 modele të reja që do të dalin në dy e gjysmë vitet e ardhshme, duke përfshirë M3, iX3 M, M5 dhe M5 Touring, si dhe versionet M dhe M Performance të X5, X6, X7 dhe serisë 7.

Drejtori ekzekutiv i BMW M, Frank van Meel, tha se modelet elektrike, si i4 M60, janë shumë të kërkuara në vendet ku taksat për automjetet me motor benzinë me performancë të lartë janë të larta.

Ai theksoi se modeli i ri elektrik i3 M ofron teknologjinë e pritshme për një automjet elektrik me performancë të lartë.

Van Meel gjithashtu paralajmëroi se kutitë manuale mund të jenë në rrezik zhdukjeje “nga pikëpamja inxhinierike, kutia manuale nuk ka shumë kuptim sepse kufizon momentin rrotullues dhe konsumin e karburantit. Do të jetë mjaft e vështirë të zhvillohen kuti manuale të reja në të ardhmen”.

Kjo do të thotë se, edhe për disa vite, blerësit mund të gjejnë BMW me kutia manuale, por gjatë dekadës së ardhshme kjo mund të bëhet një luks i rrallë.

Të ngajshme

Shkencëtari turk zhvillon një sistem paralajmërimi të hershëm për rreziqet e motit

KushtrimGuraj

Gemini i Google tani krijon këngë 30-sekondëshe me inteligjencë artificiale

Valjeta Turkaj

Lajm i keq për fansat e BMW M, manuali nuk ka të ardhme të gjatë

Valjeta Turkaj