Telenews

KB PRISHTINA E MËSON KUNDËRSHTARIN E ”PLAY OFF”-IT NË BIBL

Prishtina e ka mësuar sot kundërshtarin e ”play off”-it të Ligës Ballkanike në basketboll.
Bardhekaltërit nga Kosova do të ndeshen në këtë fazë me ekipin bullgar, Balkan Botevgrad.
AsistiOnline.com ka mësuar edhe orarin e këtyre ndeshjeve, ku më 14 prill Prishtina e luan duelin e parë në Pallatin e Sporteve në kryeqytet, derisa dueli kthyes zhvillohet në Botevgrad me datat, 19 ose 21 prill, kjo do të kuptohet të hënën saktësisht.
Të kujtojmë se Prishtina i mbylli grupet e BIBL me bilanc prej 3 fitoreve dhe 3 humbjeve, derisa në dy ndeshjet e fundit ka pësuar fillimisht nga Galil Elioni e pastaj edhe nga Levski.

Të ngajshme

Vazhdon beteja ligjore, tani PSG padit Mbappen dhe i kërkon 98 milionë euro

Valjeta Turkaj

Atalanta mposht Romën, siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

KushtrimGuraj

Ancelotti kontakton dy yjet e mëdha të Brazilit

KushtrimGuraj