Telenews

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar në Itali

Trupi i një 25-vjeçari shqiptar, banor i Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), u gjet pasditen e të premtes, më 20 shkurt 2026, në një copë tokë pranë rrugës Chivola, e cila të çon nga qendra e Bra-s në fshatin historik të Pollenzo-s në Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se një shofer që po kalonte vuri re trupin e viktimës pranë një Lancia Ypsilon të zi, që ka të ngjarë të jetë në pronësi të tij, dhe ngriti alarmin.

Dyshohet se i riu është vrarë nga një plumb në kokë, ndërsa arma nuk u gjet në vendngjarje, shkruan A2CNN.

Kjo teori mbështetet edhe nga fakti se trupi u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë.

Hetimi po kryhet nga oficerë të karabinierëve të qytetit dhe njësia hetimore e komandës provinciale të Cuneos, të koordinuar nga prokurorja publike Sara Paterno e Zyrës së Prokurorit të Asti-t. Paterno ka urdhëruar një autopsi mbi trupin, e cila pritet të kryhet.

Të ngajshme

Pritë si në filma në Tiranë, policia bllokon makinën me 10 kg kanabis (VIDEO)

Valjeta Turkaj

KAN Decor hap showroom-in e ri në qendër të Vushtrrisë

Rrezarta Ramaj

81 vjet nga vrasja e Shaban Polluzha

Valjeta Turkaj