Telenews

Vendoset data e protestës së radhës së PD-së, në Tiranë

Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e radhës të shtunën, më 28 shkurt.

Bëhet me dije se kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka kërkuar strukturave të partisë angazhim maksimal për të siguruar pjesëmarrje masive në tubim.

Strategjia e protestës pritet të përcaktohet nga forumet e PD-së, të cilat do të vendosin mbi formatin dhe organizimin e saj.

PD zhvilloi dje (20 shkurt) protestën e tretë kombëtare para kryeministrisë, që u shoqërua me tensione dhe akte dhune, shkruan rtsh.

Molotovë, mjete piroteknike, gurë dhe mjete të tjera të forta u hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe Parlamentit, ndërsa policia u kundërpërgjigj në disa episode me gaz dhe ujë.

Policia e Tiranës bëri të ditur, se ka identifikuar 46 persona, ku janë arrestuar 18 ndërsa janë proceduar penalisht 28 të tjerët.

Të ngajshme

Pse evropianët po zgjedhin marrjen me qira para blerjes së shtëpisë?

Rrezarta Ramaj

Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Messages

Rrezarta Ramaj

Në ora 12:00 të natës, Krakit i bie në mendje një ide: Ta ndryshojmë Kushtetutën – ta zgjedhim Presidentin direkt

Rrezarta Ramaj