Telenews

SportItalia: Allegri do të largohet nga Milani në fund të sezonit

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia, ku raportohet se Max Allegri do të largohet nga Milani në fund të sezonit.

Sipas gazetarit të SportItalia, Michele Cricitiello, Allegri nuk e ka të sigurt të ardhmen si trajner i kuqezinjve.

Ai duket i pakënaqur me situatën në klub pasi nuk i janë plotësuar edhe disa kërkesa në tregun e transferimeve dhe ka mbetur i zhgënjyer.

Aktualisht Milani është skuadra e vetme, e cila është në garë me Interin për titullin e Serie-s A, por synimi kryesor i Allegrit është t’i rikthejë kuqezinjtë përsëri në Ligën e Kampionëve.

Por humbja e fundit nga Parma, ka zbehur entuziazmin e tifozëve të Milanit për titullin e kampionit dhe shpresojnë që së paku të përfundojnë në vendin e dytë./

Të ngajshme

Shkaku i tifozëve, Barcelona gjobitet nga UEFA-ja

Valjeta Turkaj

Inter përshendetet me futbollin evropian për këtë sezon

Valjeta Turkaj

Dëshira e pamundur e Hansi Flick për zëvendësuesin e Lewandowskit

KushtrimGuraj