Telenews

Kur do të hyjë në fuqi paga minimale në “Superpuna”?

Edhe pse ligji i ri për pagën minimale prej 425 eurosh ka hyrë në fuqi, platforma qeveritare e subvencionimit të punësimit “Superpuna” gjatë muajit janar ka vazhduar të zbatojë pagën prej 350 eurosh. Kjo situatë ka krijuar paqartësi tek përfituesit e programit, pasi skema nuk është harmonizuar menjëherë me ndryshimet ligjore.

Ndërkohë, Ministria e Financave tha se paga minimale e re do të fillojë të zbatohet  në programin “Superpuna” me një muaj diferencë. Sipas ministrisë, ndryshimi pritet të hyjë në fuqi nga muaji shkurt, kur edhe pagesat do të harmonizohen me nivelin e ri minimal prej 425 eurosh, transemton Telenews.

Programi “Superpuna”, i financuar nga Qeveria e Kosovës, synon mbështetjen e punësimit të të rinjve përmes subvencionimit të pagave. Megjithatë, vonesa njëmujore në zbatimin e pagës minimale ka nxitur reagime, pasi programet shtetërore pritet të jenë të parat që reflektojnë ndryshimet ligjore në tregun e punës.

Të ngajshme

Kurti te familja e Demaçit dhe Deharit: Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik, por shifër domethëniesh!

Valjeta Turkaj

Avdyli: S’mjaftojnë votat VV-Guxo për Osmanin, roli i opozitës vendos vazhdimin e mandatit

Valjeta Turkaj

PSD e “anëtarëson” dhe Lumir Abdixhikun në Vetëvendosje

Valjeta Turkaj