Telenews

Përleshje fizike në Breg të Diellit, një i lënduar

Sot rreth orës 21:00, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në lagjen Bregu i Diellit pas një përleshjeje fizike.

Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, për Sinjalin tha se një person ka mbetur i lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Personat e përfshirë janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa njësitet relevante po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”

 

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj