Telenews

Pak para iftarit/ Kryetari i Fushë Kosovës ua jep një lajm të mirë ndërtuesve

Pak para iftarit, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka zhvilluar një takim me pronarët e bizneseve ndërtimore, të cilave ditë më parë ua kishte pezulluar punimet në disa projekte në territorin e komunës.

Në këtë takim, siç ka mësuar IndeksOnline, atyre u është kumtuar lajmi se mund të rinisin punimet që nga e hëna, pasi pezullimi ka qenë i përkohshëm dhe me qëllim të verifikimit të dokumentacionit dhe përputhshmërisë ligjore të projekteve.

Sipas burimeve nga takimi, kryetari Prebreza ka theksuar se ndërprerja e aktiviteteve ndërtimore nuk ka pasur për qëllim bllokimin e investimeve apo dëmtimin e bizneseve, por sigurimin e zbatimit të plotë të ligjit dhe respektimin e planifikimit hapësinor.

Pronarët e kompanive ndërtimore kanë mirëpritur vendimin për rifillimin e punimeve, duke u shprehur se kjo u jep mundësi të përfundojnë objektet brenda afateve të parapara dhe të shmangin vonesat e mëtejme që do të mund të shkaktonin pasoja financiare.

Kujtojmë se një ditë më parë, Komuna e Fushë Kosovës kishte pezulluar mbi 20 projekte ndërtimore, pas anulimit të Vendimit nr. 641 të datës 14.06.2023, që kishte të bënte me kompensimin e shpronësimit përmes rritjes së koeficientit të ndërtimit. Si pasojë, mijëra punëtorë kishin mbetur përkohësisht pa punë, ndërsa kompanitë kishin paralajmëruar ankesa dhe pasoja të mundshme ligjore.

Me vendimin e ri, pritet që nga nesër kantierët e ndërtimit në Fushë Kosovë t’i rikthehen normalitetit, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë kushte apo mekanizma shtesë mbikëqyrës për projektet në vijim.

Të ngajshme

Mbappe do të rikthehet për ndeshjet e rëndësishme të Real Madridit

Rrezarta Ramaj

Loredana “zonjë e shtëpisë”, shfaqet duke pastruar

Rrezarta Ramaj

Epopeja e UÇK-së: Publikohet agjenda e aktiviteteve për 5, 6 dhe 7 mars

Rrezarta Ramaj