Telenews

Teksa paralelisht po zhvillohej finalja e BBVK 4, Edi dhe Labi hyjnë ‘live’ në TikTok duke bojktuar mbrëmjen finale

Teksa në Klan Arena po zhvillohet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 dhe shumica e ish-banorëve të eliminuar janë bërë pjesë e mbrëmjes përmbyllëse, dy prej tyre kanë zgjedhur një tjetër skenar.

Labinot Rexha dhe Eduard Kuçi nuk janë parë në ambientet e finales, ndryshe nga banorët e tjerë që janë rikthyer për të ndjekur nga afër shpalljen e fituesit.

Në vend të pranisë në Klan Arena, ata kanë shijuar bashkë një kafe, ndërsa janë futur “live” në TikTok, duke komentuar situatën dhe duke ndarë momente me ndjekësit e tyre.

Ky veprim është interpretuar nga një pjesë e publikut si një formë bojkoti ndaj mbrëmjes së fundit të spektaklit, ndërsa të tjerë e kanë parë si një zgjedhje personale për ta ndjekur finalen në mënyrën e tyre.

Finalja e BBVK 4 vazhdon me emocione të forta në studio, ndërsa në rrjetet sociale reagimet nuk kanë munguar as për mungesën e dy ish-banorëve në këtë natë vendimtare.

Të ngajshme

FITUESI I BBVK4: LONDRIMI

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 28 shkurt

Valjeta Turkaj

Mbyllet televotimi më i rëndësishëm i BBVK, pas pak shpallet fituesi

Rrezarta Ramaj