Telenews

Magjia e Yamal ndihmon Barcelonën të fitojë me lehtësi ndaj Villarrealit

magjia-e-yamal-ndihmon-barcelonen-te-fitoje-me-lehtesi-ndaj-villarrealit

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 4-1 në shtëpi ndaj Villarrealit në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Skuadra e Barcelonës nisi me ritëm të lartë dhe goli i parë erdhi në minutën e 28-të kur Lamine Yamal shfrytëzoi një pasim perfekt të Fermin për të dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, duke shënuar 1-0 për vendasit.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Yamal shënoi sërish në minutën e 37-të, këtë herë pas një aksioni individual të shkëlqyer, duke çuar rezultatin në 2-0 dhe duke treguar potencialin e madh.

Pjesa e dytë solli reagimin e Villarrealit, dhe në minutën e 49-të, Pape Gueye shfrytëzoi një konfuzion brenda zonës për të ngushtuar diferencën në 2-1.

Megjithatë, Barcelona menaxhoi lojën mirë dhe me disa ndryshime të rëndësishme në skuadër, përfshirë futjen e Marcus Rashford dhe Ronald Araujo, mbajtën epërsinë.

Në minutën e 69-të, Lamine Yamal vulosi praktikisht fitoren me golin e tretë për Barcelonën, pas një pasimi të shkëlqyer që e la atë përballë me portierin e Villarreal, duke çuar rezultatin në 3-1.

Për epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Robert Leëandoëski i cili në minutën e 92-të realizoi për 4-1 pas asistimit nga Jules Kounde.

Barcelona vazhdon të mbetet lidere në La Liga dhe tani numëron 64 pikë, katër më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë që ka 60 sosh dhe të hënë luan ndeshjen ndaj Getafes./

Të ngajshme

“Classico” i fundit për këtë sezon, caktohet data dhe ora e saktë

Valjeta Turkaj

Barcelona vendos kushte të reja për Lewandowskin

Valjeta Turkaj

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Rrezarta Ramaj