Telenews

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

clinton-dergoi-vetem-dy-emaile-ne-jete-–-njeri-per-ushtaret-amerikane-qe-po-e-bombardonin-serbine

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

Bill Clinton, ish-Presidenti amerikan – shmë i dashur për popullin e Kosovës – nuk është shumë i dhënë pas emaileve, dhe këtë e kishte bërë veç dy herë në dy momente të rëndësishme. Ndër dy emailet e vetme që mban mend të ketë dërguar, njëri ishte për burat dhe gratë të ushtrisë së ShBA-së në bordin e një anijeje në Detin Adriatik, gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Ai kujtoi t’i ketë dërguar një email ish-senatorit të ShBA-së, John Glenn, kur ish-astronauti i NASA-s ndodhej në hapësirë në moshën 77-vjeçare, dhe një tjetër për anëtarët e ushtrisë së SHBA-së në bordin e një anijeje në Detin Adriatik gjatë bombardimeve ndaj Serbisë.

I pyetur nëse kujton të ketë dërguar emaile ndonjëherë, Clinton tha ndër tjera:

“I dërgova një email John Glenn-it, Senatorit John Glenn, kur ishte në hapësirë në moshën 77-vjeçare. Dhe u dërgova një email burrave dhe grave në bordin e një anijeje të SHBA-së në Adriatik gjatë luftës në Kosovë. Që atëherë nuk jam i sigurt nëse kam dërguar ndonjë.”

Të ngajshme

Të shtëna me armë zjarri në Veternik, tre persona të plagosur nga arma, një tjetër nga thika

Rrezarta Ramaj

Klubet angleze kërkojnë kompensim nga City

Yllka Gashi

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 Tetorit kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi