Telenews

Arianit Koci ofrohet si kundërkandidat i Konjufcës, kërkon 30 nënshkrime për kandidim

Avokati Arianit Koci ka shprehur gatishmërinë të kandidojë për president si kundërkandidat i Glauk Konjufcës, për të shmangur bllokadën institucionale dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Përmes një postimi në Facebook të enjten, Koci tha se vendi nuk duhet të mbetet në cikël të vazhdueshëm zgjedhjesh dhe bllokadash politike.

Ai shtoi se edhe pse gjasat për t’u zgjedhur janë të vogla, ofrohet për të krijuar mundësinë e dy kandidatëve dhe për të zhbllokuar procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Për ta formalizuar kandidimin duhen 30 nënshkrime deputetësh. Prandaj, i ftoj deputetët, qoftë të pozitës apo të opozitës, të m’i japin nënshkrimet sot, në mënyrë që të plotësohet kushti i dy kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar ai.

Ai theksoi se edhe në rast të zgjedhjeve të reja, nuk është e sigurt se rezultati politik do të ndryshojë ndjeshëm.

Të ngajshme

Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit: Liria nuk mund të cenohet – jo në emrin tonë –

KushtrimGuraj

“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre”, Endriti flet për bisedën me Thaçin –

KushtrimGuraj

“Votojeni ligjin, durimi ynë po mbaron”, protestuesit kthejnë reflektorët nga Qeveria –

KushtrimGuraj