Telenews

Osmani fton në ora 13:00 liderët e partive për konsultime mbi datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur liderët e partive politike për konsultime lidhur me përcaktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Lajmi.net mëson nga burimet brenda Presidencës se takimi është planifikuar për sot në orën 13:00.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në konsultime dhe ka bërë të ditur se partia e tij do të bashkëpunojë për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ky hap vjen pas vendimit të presidentes Osmani për të shpërndarë Parlamentin, një veprim që synon të zgjidhë bllokadën politike pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

Të ngajshme

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi: Dy vëllezër nga Rozhaja mes viktimave

Valjeta Turkaj

Tahiri: Procesi për president ka qenë “spektakël politik” pa konsensus real

Valjeta Turkaj

Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fëmijët që s’do ta shohin më nënën…

Valjeta Turkaj