Telenews

Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje

Blerja e një banese në Prishtinë është bërë sfidë për shumë familje. Çmimet në periferi të kryeqytet shkojnë në rreth 1,400 euro për metër katror, teksa në afërsi të qendrës në mbi 2 mijë e 800 euro.

Lagjja Mati-1 sipas ndërtueseve mbetet një nga zonat më të kërkuara për banim nga qytetarët.

Aktualisht metra katror në këtë lagje sillet rreth 1,100 -1,400 euro.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave flasin për rritje prej 4.3% të çmimeve të pronave të banimit në Prishtinë në tremujorin e tretë të 2025-s, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Pronar të kompanive të ndërtimit thonë se kërkesat për blerje të banesave janë të mëdha, teksa tregojnë edhe arsyet se pse janë ngritur çmimet.

“Ne jemi duke e shitur 1,250 euro aktualisht. Po shpresoj se do të mund të arrijmë me e mbajt këtë çmim edhe pse nuk është e lehtë pasi çmimet e ndërtimit kanë lëvizje deri 20-30%. Fuqia punëtore është jostabile pasi ka mungesë. Edhe kur ka pasur mungesë jemi obliguar t’i bëjmë me standard të Bashkimit Evropian. Përqindjet e pronarëve të tokave janë elementi i parë që neve na imponojnë ngritjen e çmimeve. Kjo zonë ka mbërri me ardh deri në 42% me i kërkuar pronarët e tokave“, ka thënë Arif Dermishi, pronar kompanie.

Pos çmimeve tjera, paralajmërohet se në muajt në vijim mund të ngrihen edhe çmimet për banesa.

 

Të ngajshme

32 aksidente për një javë në Ferizaj, lëndohen 15 persona

Valjeta Turkaj

Irani dërgoi një raketë në Izrael me një mesazh domethënës

Valjeta Turkaj

Thirrjet për “pushkatim” ndaj Osmanit, Presidenca kërkon veprime ligjore urgjente

Valjeta Turkaj