Telenews

Aktakuzë ndaj një hetuese policore, keqpërdori informatat zyrtare

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës F.B, me pozitë Hetuese Policore në drejtim të veprës penale Keqpërdorimi i informatës zyrtare nga neni 416 i KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, e pandehura F.B. në cilësinë e personit zyrtar, Hetuese Policore në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, duke keqpërdorur informatën zyrtarë, në të cilën ka pasur qasje si rezultat i detyrës zyrtare, ashtu që me kërkesën privatë të mikut të saj A.P., e me qëllim që ky i fundit të përfitoj përparësi që nuk i takojnë, e pandehura përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) ku ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M., të cilat të dhëna përmes rrjetit social “WhattsApp” ia ka dërguar personit A.P., i cili me qëllim të diskreditimit të dëmtuarit i ka publikuar në emisionin televiziv të datës 20.12.2025.

“Prokurori i shtetit do të vazhdoj punën në ruajtjen e sigurisë dhe rendit juridik të Republikës së Kosovës, duke luftuar dukuritë negative, me theks të veçantë në mbrojtjen e informacioneve konfidenciale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafina Zeqiri?

Rrezarta Ramaj

Kate dhe William bëjnë një nga daljet më të rëndësishme publike pas arrestimit të Princit Andrew

Rrezarta Ramaj

Vuçiq: Marrëdhëniet me Moskën janë më të ftohta, Serbia nuk është kukull e askujt

Valjeta Turkaj