Telenews

Sot temperatura deri 18°C

sot-temperatura-deri-18°c

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, por edhe me shtim dhe zhvillim lokal të vranësirave dhe në disa rajone mund të ketë edhe riga apo ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu. Moti me diell do të jetë më mbizotërues.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 18 gradë Celsius.

Mot me diell dhe vranësira të izoluara pritet të mbajë nesër edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe mal të Zi. Përkundër faktit se në disa zona mund të ketë reshje të izoluara dhe vranësira dielli do të jetë dominues në përgjithësi në rajon.

Të hënën do të ketë më shumë vranësira dhe më pak intervale me diell sidomos në Shqipëri ku priten edhe reshje lokale shiu.

Të martën përpos Shqipërisë reshje shiu parashihen edhe në shumë pjesë të Republikës së Kosovës dhe po ashtu edhe në Maqedoninë Veriore. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore./MeteoBallkan

Të ngajshme

Shqipëri: Me 79 vota pro, Kuvendi voton për shpalljen e Iranit si vend që sponsorizon terrorizmin

Valjeta Turkaj

22 vjet nga trazirat e marsit

Valjeta Turkaj

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Valjeta Turkaj