Telenews

XHIRO E 26-TË NË BASKETBOLLIN E KOSOVËS MBYLLET SONTE ME DY DERBI

Sot mbyllet xhiro 26 e ArtMotion Superligës së Kosovës në Basketboll.
Dy takime janë në plan për këtë ditë dhe në të dyja pritet të jetë mjaftë nxehtë.
Ndeshje e parë dhe që llogaritet si derbi i xhiros, zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Pejës, vendit të katërt, përkatësisht të tretë. Prizrenasit kanë 15 fitore e dhjetë humbje, ndërsa pejanët 16 fitore e nëntë humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese, me të dy skuadrat që synojnë një pozitë sa më të lartë në garat e rregullta.
Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës, skuadrës së gjashtë, përkatësisht të pestë në renditje. Vreshtarët kanë 11 fitore e 14 humbje, kurse prishtinasit 12 fitore e 13 humbje.
Art Motion Superliga – Java 26
E diel
17:00 Prizreni 16 – Peja
20:30 Rahoveci – Sigal Prishtina

Të ngajshme

Bomba e merkatos së janarit: Ter Stegen transferohet te gjiganti italian

KushtrimGuraj

Tifo-grupi “Shvercerat” e Shkupit, mbështesin protestën kundër Gjykatës Speciale më 13 dhjetor

KushtrimGuraj

Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

KushtrimGuraj