Telenews

Kontrolli i trafikut nga policia me motoçikleta, bëhet thirrje për kujdes

Me fillimin e sezonit veror, njësitë e Policisë së Kosovës me motoçikleta kanë nisur patrullimet në rrugët e qytetit, duke mbikëqyrur trafikun dhe duke garantuar sigurinë e përdoruesve në komunikacion.

Policia apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve, kryesisht atyre me biçikleta të respektojnë rregullat e trafikut, për të shmangur aksidentet dhe për një qarkullim më të sigurt.

Patrullat me motoçikleta do të jenë të dukshme në rrugë gjatë gjithë sezonit veror, duke dhënë një prezencë të fuqishme dhe të shpejtë për mbikëqyrjen e trafikut.

“Me fillimin e sezonit veror njësitë policore me motoçikleta janë angazhuar në mbikëqyrje dhe kontroll të trafikut në veçanti kontrollin e përdoruesve të mjeteve me dy (2) rrota, andaj apelojmë të gjithë pjesëmarrësve që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për sigurinë në trafik”, thuhet në apelin e policisë.

Të ngajshme

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj

I kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, përfundon në mbajtje

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një person në Pejë nën dyshimin për ngacmim seksual

Rrezarta Ramaj