Telenews

Katër të lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave në Dollc

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Dollc të Klinës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rrethanat e aksidentit.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj