Telenews

Gruda për Presidentin: VV-ja ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka folur për situatën aktuale politike në vend.

Në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, ai tha se Vetëvendosja ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, siç tha, për t’u tallur me proceset politike.

“Unë mendoj që ajo që ka ndodhur është se Vetëvendosja ka rënë pre e një standardi që e ka ndërtuar vet, standardi të mbrapsht, për t’u tallur me proceset politike dhe mos me marrë seriozisht asnjë proces, në këtë rast procesin e dialogut politik për ta zgjedhur Presidentin e ri”, tha Gruda në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Duke folur për VV-në, ai u shpreh se kjo parti ka menduar që opozita është e dërmuar nga rezultati i zgjedhjeve dhe sipas tyre, do ta votojnë këdo që propozohet për President.

“Këta kanë shprehur që opozita është e dërmuar nga rezultati i zgjedhjeve, nuk reziston aspak dhe këdo që e qesin e votojnë, përfshirë edhe Glauk Konjufcën, por nuk ka dalë ashtu”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj