Telenews

Ferrari rikthen butonat fizikë në timon pas kritikave të klientëve

vetura-e-pare-elektrike-e-ferrarit-ka-nje-emer-–-dhe-nje-dizajn-te-brendshem-te-frymezuar-nga-apple

Prodhuesi italian i supermakinave Ferrari ka vendosur të bëjë një hap të pazakontë, duke ofruar një përditësim për timonin e disa modeleve ekzistuese, pas kritikave të shumta nga klientët.

Sipas raportimeve, retrofit-i nuk kërkon zëvendësimin e gjithë timonit, por vetëm pjesës qendrore ku ndodhen komandat, dhe do të realizohet nga serviset e autorizuara të Ferrari-t.

Ky përditësim do të jetë i disponueshëm për disa modele si 296 GTB, SF90, Roma dhe Purosangue, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, një element do të mbetet i pandryshuar butoni i ndezjes së motorit do të vazhdojë të jetë me prekje, për shkak të pozicionit të tij dhe për të shmangur aktivizimin aksidental.

Ky veprim shihet si një kthesë e rëndësishme për Ferrari-n, e cila pranon në mënyrë indirekte se teknologjia e mëparshme nuk ishte zgjidhja ideale, duke u rikthyer te kontrollet fizike për një eksperiencë më intuitive dhe më të sigurt në vozitje.

 

Të ngajshme

Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Valjeta Turkaj

Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërsa kostot e inteligjencës artificiale rriten

KushtrimGuraj

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Valjeta Turkaj