Telenews

Agim Veliu me akuza ndaj udhëheqjes së LDK-së në Podujevë: Nga bastion, e kthyen në strukturë humbëse

Ish-kryetari i Podujevës dhe drejtuesi shumëvjeçar i degës së LDK-së në këtë qytet, Agim Veliu, ka drejtuar kritika të rënda ndaj udhëheqjes aktuale në përvjetorin e 36-të të themelimit të kësaj dege.

Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve dhe aktivistëve, Veliu u shpreh se ndjen obligim moral të reagojë për gjendjen në të cilën ndodhet bastioni i dikurshëm i LDK-së.

“Nga një bastion i pathyeshëm, kjo degë është shndërruar në një strukturë humbëse, e që nuk është rastësi, por pasojë e qartë e një udhëheqjeje që ka humbur lidhjen me bazën, që ka përçarë strukturat dhe ka zëvendësuar vlerat me interesa të ngushta”, ka thënë Veliu.

Ai ka deklaruar se LDK-ja në Podujevë ka nevojë urgjente për reflektim dhe rikthim te vlerat zanafillore.

“LDK-ja në Podujevë ka nevojë për rikthim te vlerat, për bashkim të sinqertë dhe për një qasje që e rikthen besimin e humbur të qytetarëve. Respekti për të kaluarën tonë na obligon të mos lejojmë rrënimin e mëtutjeshëm”, shkroi ai 

Sipas Veliut, kjo degë dikur ishte projekti më i rëndësishëm që bashkoi qytetarët rreth idealeve të lirisë dhe demokracisë, por që sot po përballet me një realitet krejt tjetër për shkak të keqmenaxhimit.

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e këngëtares Big Mama

Blearta

KFOR rrit gatishmërinë në Kosovë – Forcat ndërkombëtare realizojnë stërvitje mjekësore në kushte simuluara

Blearta

Kërkim falja nuk është gjithmonë zgjidhje e mirë

Blearta