Trajneri i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, bëri një deklaratë të rëndësishme në lidhje me Milan Skriniarin, i cili u lëndua në ndeshjen mes Fenerbahçes dhe Nottingham Forestit me 19 shkurt dhe që nga ajo kohë nuk ka luajtur.
Calzona foli në një konferencë për shtyp, ku shpalli listën e lojtarëve për kombëtaren.
Vendimi për të përfshirë Skriniarin, pavarësisht se është i dëmtuar, tërhoqi vëmendje, ndërsa trajneri 57-vjeçar sqaroi situatën e tij.
Duke folur për mbrojtësin, Calzona tha: “Ai po lufton me një dëmtim mjaft serioz dhe po bën gjithçka që mundet për të qenë me ne. Po sillet si një lojtar i madh, duke u përpjekur të rikthehet sa më shpejt dhe të ndihmojë ekipin. Mund të thuhet se po rrezikon një pjesë të karrierës së tij për të qenë gati për këto ndeshje”.
Sllovakia do të përballet në shtëpi me kombwtaren e Kosovws në gjysmëfinalen e “play-offit” për Kupën e Botës.
Nëse kalon më tej, do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë.
Skriniar, 31 vjeç, i cili ka luajtur 35 ndeshje për Fenerbahçen këtë sezon, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asistim.

