Telenews

Ekstradohet nga Gjermania kosovari i kërkuar për grabitje nga Interpoli

Një kosovar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar për veprën penale ‘grabitje’.

Siç njofton Policia e Kosovës, S.N. ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kërkohej nga INTERPOL-i me letër rreshtim ndërkombëtar, e lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Grabitje” dhe i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 24.03.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar S.N., nga Gjermania për në Kosovë.”, njofton PK-ja.

Pas ekstradimit në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, ku pritet të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj