Telenews

Në “Fadil Vokrri” vendoset ëndrra botërore stadiumi i renovuar nga Al Trade në qendër të historisë

Pak vite më parë, Stadiumi Fadil Vokrri ishte një objekt që kërkonte ndërhyrje të thella për të përmbushur standardet ndërkombëtare. Përmes një investimi të rëndësishëm nga institucionet shtetërore, nisi një proces i gjerë renovimi që do ta ndryshonte rrënjësisht pamjen dhe funksionalitetin e stadiumit kryesor në vend.

Punimet, të realizuara nga kompania “Al Trade”, përfshinë modernizimin e tribunave, fushës, ndriçimit, hapësirave të brendshme dhe infrastrukturës përcjellëse. Qëllimi ishte i qartë: krijimi i një stadiumi që plotëson kriteret e UEFA dhe i jep Kosovës mundësinë të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare në shtëpi.

Ky transformim ishtenjë hap strategjik për zhvillimin e futbollit në vend. Renovimi i “Fadil Vokrrit” u shndërrua në një nga projektet më të rëndësishme sportive në Kosovë, duke ngritur standardet dhe duke forcuar identitetin sportiv të vendit.

Sot, kur në këtë stadium zhvillohen ndeshje të nivelit më të lartë, rikujtohet rruga e gjatë e transformimit që e bëri të mundur këtë realitet një dëshmi se investimet e duhura krijojnë histori që vazhdojnë të shkruhen në fushën e blertë.

Të ngajshme

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj