Telenews

Arrestohet një zyrtar policor për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), të njoftuar nga Policia e Kosovës për një incident që dyshohej se përfshinte një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe kanë arrestuar zyrtarin.

Sipas njoftimit të IPK-së, incidenti fillimisht ishte raportuar si një rrahje në progres në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, ku dyshohej se ishte i përfshirë edhe zyrtari policor.

“Pas pranimit të informacioneve, hetuesit e Inspektoratit Policor i janë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, është arrestuar zyrtari policor (jashtë detyrës zyrtare dhe në rroba civile) me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, të cilit me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e përkohshëm të zyrtarit për të mos ndikuar në procesin hetimor dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve.

“Hetuesit e IPK-së, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e incidentit”, përfundon njoftimi.

Të ngajshme

Aksident në Babush të Ferizajt, një i lënduar

Valjeta Turkaj

Kuvendi nesër mban seancë – në fokus marrëveshjet ndërkombëtare

Valjeta Turkaj

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Valjeta Turkaj