Telenews

Italia përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi bore

Italia është goditur të enjten nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të borës, të cilat shkaktuan rrëzim urash dhe lanë njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre.

Moti i ligë ka përfshirë kryesisht Italinë qendrore dhe atë jugore.

Zjarrfikësit kanë përdorur kamionë të posaçëm për pastrimin e borës për ta larguar atë në qytete të vogla në rajonin italian të Molise.

Zjarrfikësit kanë thënë se kanë kryer 800 operacione të ndryshme për të ndihmuar njerëzit që përballen me dëborën e madhe, erën dhe shiun.

Lumi Trigno në Campobasso ka dalë nga shtrati të enjten duke shkaktuar shembjen e një ure.

Helikopterët e zjarrfikësve po kontrollonin zonën nga lart për t’u siguruar që asnjë veturë të mos ishte rrëmbyer nga shembja.

Të ngajshme

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Yllka Gashi

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

Yllka Gashi