Telenews

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tjetri nga Kosova në Shqipëri

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, kanë realizuar me sukses dy ekstradime të personave të kërkuar nga drejtësia, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me karton të kuq (red notice) në INTERPOL.

Dje, më 07.04.2026, është ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, shtetasi kosovar me inicialet I. A., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Sot, më 08.04.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëria, shtetasi kosovar me inicialet N.C., pasi që i njëjti kërkohej nga institucionet e drejtësisë shqiptare. I dyshuari u është dorëzuar autoriteteve policore shqiptare në PKK Vermicë.

Të ngajshme

Osmani nga Lumbardhi: Sakrifica, falja dhe uniteti janë rruga jonë përpara

Rrezarta Ramaj

Ky është personi që humbi jetën duke punuar në Strellc të Deçanit

Rrezarta Ramaj

Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

Rrezarta Ramaj