Telenews

Tahiri: Era e zgjedhjeve po ndihet qartë

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e përshkroi si “dinamike” ditën e djeshme, ndërsa foli për zhvillimet në kryesinë e kuvendit dhe për “kalkulime elektorale”.

“Dje ishte një ditë dinamike, por mbi të gjitha dëshmi se institucionet tashmë po funksionojnë në frymën e përgatitjeve për zgjedhje. Pse”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Në kryesi, qasja e GP të VV-së ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet. Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut në rend dite si pikë e parë, qëndrim i pabesueshëm dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Kjo mungesë vullneti nuk është rastësi, por reflektim i kalkulimeve elektorale”, shtoi Tahiri.

Ai tha se të gjitha këto, “bllokadat, refuzimet dhe vonesat”, janë për “pozicionim politik” dhe se po vjen “era zgjedhje”.

“Ndërkohë, proceset formale vazhdojnë: intervistimi për Gjykatën Kushtetuese përfundoi me 6 emra për seancë, ndërsa në Komisionin për legjislacion u vendos që të martën të intervistohen 23 kandidatët për KGJK-në. Kur i sheh të gjitha bashkë, bllokadat, refuzimet dhe vonesat, është e qartë se fokusi nuk është më vendimmarrja, por pozicionimi politik. Era e zgjedhjeve po ndihet qartë”, shkroi ai.

Të ngajshme

Abdixhiku: Kushtetuta është dokumenti themelor që vulosi shtetësinë e vendit tonë

Valjeta Turkaj

Nga cilat vende furnizohet Kosova me naftë dhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta

Valjeta Turkaj

Hamza: Kushtetuta, themeli i shtetit të drejtë dhe të barabartë

Valjeta Turkaj