Telenews

ZYRTARËT UKRAINAS JAPIN SHIFRA SE SA FËMIJË JANË VRARË DERI TANI NË LUFTË

Rreth 191 fëmijë janë vrarë dhe 349 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, thanë prokurorët ukrainas.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se disa fëmijë kanë vdekur ditëve të fundit për shkak të bombardimeve në verilindje dhe jug të Ukrainës.
Trupat e djegur të një vajze 16-vjeçare dhe një djali 10-vjeçar u gjetën në fshatrat Borodianka, në veriperëndim të Kievit dhe Korolivka, në Ukrainën perëndimore, raporton CNN.

“Fëmijët janë gjithashtu në mesin e viktimave nga bombardimet në qytetin verilindor të Kharkiv. Një vajzë 15-vjeçare u plagos rëndë kur një municion goditi një ndërtesë banimi në rajonin jugor të Khersonit”, u tha tutje në deklaratë.

Të ngajshme

Ekspozita e Gashit për masakrat, deklarohet Prokuroria Speciale

Valjeta Turkaj

Turqia ofron ndihmë në përfundimin e konfliktit në Iran përpara bisedimeve në Pakistan

Valjeta Turkaj

Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri

Valjeta Turkaj