Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Krujë, pasditen e kësja të premteje, 10 prill, në fshatin Nikël.
Sipas informacioneve paraprake, të mësuara nga TvKlan, kunati ka vrarë me armë zjarri kunatin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verjon, rreth orës 18:15, teksa viktima raportohet të jetë shtetasi Artur Çangu.
“Në sallën operative të komisariatit të policisë Krujë është kryer një telefonatë nga një shtetas i cili është prezantuar si E.A dhe ka thënë që disa shtetas me çifte kanë qëlluar në drejtim A.Ç. policia mendon se është vrarë nga kunati por ende nuk e kanë konfirmuar plotësisht”, mëson gazetari.
Sakaq, sipas informacionit paraprak të uniformave blu, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar.
“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij“, njofton policia.
Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt mes tyre, i disa ditëve më parë.

