Telenews

MBAHET PANAIRI I PUNËS NË FAKULTETIN EKONOMIK TË PRISHTINËS

Nën-organizimin e Fakultetit Ekonomik të Prishtinës, sot është mbajtur Panairi i Punës që grumbulloi rreth vetes shumë biznese të fuqishme vendore.
Fjalën hyrëse në këtë panair e mori Dekani i këtij Fakulteti, Prof.Dr. Driton Balaj i cili fillimisht falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë panair të punës dhe karrierës, për të cilin tha se organizohet për herë të parë në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, shkruan Telenews.al
Balaj tha se qëllimi i këtij panairi është bashkëpunimi mes komunitetit të biznesit dhe studentëve dhe që së bashku të gjendet një hapësirë e bashkëpunimit mes palëve.

”Ne si institucion konsiderojmë se nuk është detyrë e vetme e jona përgatitja apo formimi akademik, por edhe ai profesional i studentëve tanë. Mendoj se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme e ndërveprimit dhe takimit të komunitetit të biznesit me studentë, sepse është një mundësi e madhe për zbulimin e vlerave reale të tyre”, u shpreh Balaj.

Ishte kjo një mundësi për shumë kompani të fushave të ndryshme të prezantojnë mundësitë e tyre për punësim, ku u shpalosën shumë opsione për studentët, jo vetem të Fakulteti Ekonomik, por edhe të drejtimeve të tjera.
Në këtë panair kishte biznese nga sektore të ndryshme, si të bankave, teknologjisë, ndërtimtarisë, por edhe të shumë profileve të tjera.

Vlen të ceket se ky panair u organizua sot për herë të parë dhe është risi e Fakultetit Ekonomik, që synon mundësi sa më të mëdha të zhvillimit të studentëve për të punuar.
/Telenews.al/
 

Të ngajshme

Nënshkruhet marrëveshja 22 milionëshe mes FKGK-së dhe KfW-së, përkrahen ndërmarrjet e vogla e të mesme

Erzana Fazliu

AKB paralajmëron se tatimi në pronë në Kosovë do të bëhet më i larti në Ballkan

Donat Hashani

Rama dështoi përsëri, autobusët e ri s’vijnë as në janar

Donat Hashani