Telenews

Ekstradohet nga Gjermania i kërkuari për grabitje, sillet në Kosovë

Një shtetas kosovar i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas autoriteteve, ai ishte arrestuar nga policia gjermane pasi kërkohej nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “grabitje”, ndërsa ishte shmangur nga drejtësia për një periudhë kohore.

Ekstradimi është realizuar në bashkëpunim mes autoriteteve kosovare dhe gjermane, përmes INTERPOL-it dhe mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Të ngajshme

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Rrezarta Ramaj

Zgjerimi i “X Company” me objekt të ri banesor në Bresje Fushë Kosovë

Valjeta Turkaj

Nxënësi bllokohet në derën e autobusit, tërhiqet zvarrë gjatë lëvizjes (VIDEO)

Valjeta Turkaj