Telenews

Ambasadori i SHBA-së në NATO më 2019 deklaronte se Qeveria e VV-së rrezikon ta izolojë Kosovën – mbështeste Veselin

Matthew G. Whitaker, Përfaqësues i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, ka vizituar sot Kosovën, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Vizita e tij rikthen në vëmendje deklaratat e forta që ai kishte bërë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019, kur kishte paralajmëruar për drejtimin që mund të merrte vendi në varësi të rezultatit zgjedhor.

Në një deklaratë publike të asaj kohe, ku kishte shprehur mbështetje për PDK-në dhe Kadri Veselin, Whitaker kishte theksuar se Kosova ndodhej përballë një udhëkryqi të madh strategjik.

“Me 6 tetor, Kosova ndodhet para një udhëkryqi të madh. Zgjedhja është mes një qeverie të udhëhequr nga Kadri Veseli që do ta forcojë partneritetin me SHBA-të dhe që do ta luftojë korrupsionin. Apo mes një qeverie që do t’i sillte Kosovës izolim ndërkombëtar dhe që nuk do të mund ta luftonte korrupsionin”, kishte deklaruar ai.

Ai kishte shkuar edhe më tej, duke theksuar se Kadri Veseli dhe Partia Demokratike e Kosovës përfaqësonin alternativën e duhur për vendin, si një forcë që garanton partneritet të qëndrueshëm me SHBA-të dhe angazhim real në luftën kundër korrupsionit.

Të ngajshme

Abdixhiku për takimin me Kurtin: Ofronte çështje të tjera, por s’e ofronte çështjen e presidentit

KushtrimGuraj

Ambasadori shqiptar në ‘The Guardian’: Shqiptarët po paguajnë çmimin e paragjykimeve dhe demonizimit politik në Britani

KushtrimGuraj

Kurti takohet me ambasadorin Whitaker: Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO, garantues për sigurinë në Ballkan

KushtrimGuraj