Telenews

IPK rekomandon suspendimin e një polici në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në vepër penale

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e  Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Njësinë  e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

Fillimisht hetimet lidhur me këtë rast janë filluar nga Policia e Kosovës kurse pas dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar edhe të një zyrtari policor, bazuar në fushëveprimin ligjor janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së.

Hetimet ndaj zyrtarit policor  janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti  do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

Të ngajshme

Musliu: Të martën, ky pushtet dhe ky regjim merr fund

Valjeta Turkaj

Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa të rrepta sigurie

Valjeta Turkaj

BE shqyrton futjen e karburantit E20 në Evropë – synohet ulja e çmimeve dhe emetimeve

Valjeta Turkaj