Telenews

Ngushëllimi i Albulena Haxhiut për Qosjen, Shala: “Thuhet u prehtë, jo u preftë”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, analisti Azdren Shala ka vënë në dukje një lëshim gjuhësor të bërë nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë nderimit për akademikun Rexhep Qosja.

Shala ka sqaruar se në mesazhin e saj, Haxhiu ka përdorur termin “u preftë” në vend të formës korrekte “u prehtë”, duke theksuar se ky ndryshim i vogël në shkronja bart një kuptim krejtësisht tjetër në gjuhën shqipe.

“Oj Albulenë, jo u preftë, por u prehtë në paqe. Veç një shkronjë është dallimi, ama ta kthen parajsën në thertore. Prekne dikush, se hor na boni!” ka shkruar Shala në Facebook.

Të ngajshme

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë përmes dritares – vodhën stoli ari

Valjeta Turkaj

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës, autoambulanca në vendin e ngjarjes

KushtrimGuraj